Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Eli Fara tregon historinë e “97-ës dhe pse e hoqi nishanin në faqe

Lapsi.al 28 July 2018
Eli Fara tregon historinë e “97-ës dhe pse e hoqi nishanin

Këngëtarja e famshme Eli Fara njihet ndryshe si bilbili i muzikës shqiptare. Elit i shkon çdo lloj rryme si popullore ashtu edhe e lehtë dhe gjithmonë ka pasur sukses. Këngëtarja gjithashtu është përfolur edhe për jetën e saj private, por tashmë do të flasim për një detaj të fytyrës së Farës që ajo nuk e ka më.

Bëhet fjalë për një nishan që e ka pasur në faqen e majtë, por që e ka eliminuar. E ftuar në emisonin “Një kat më lart”, në Intv, Eli Fara ka rrëfyer historinë e rrallë të nishanit të fytyrës së saj. Moderatori Ermal Peçi ndërkohë po nxirrte në ekran videoklipet e para të këngëtares të xhiruar në vitet 1988 dhe e pyeti për nishanin e saj të famshëm.

“Kur xhiroja klipet me regjisorin Pali Kuke në ‘97, ai ishte i pa kënaqur me profilin. Nishani ndryshonte formën, filloi të zmadhohej, nuk kishte më bukurinë e fillimit. Që atëherë thashë nuk e dua më, si do t’ja bëj më këtë nishanin. Ishte koha e luftës në Kosovë dhe takoj një mjek të famshëm të Kosovës.

Sa e takova më tha “Sa herë të kam parë, kam thënë do t’ja heq nishanin,”- rrëfeu këngëtarja. Më tej Eli tregoi se mjeku i mbajti leksion derisa ajo u bind që nuk kishte asnjë lloj rreziku nëse do ta hiqte. “E hoqëm me mënyrat e asaj kohe, në një klinikë private të marrë borxh,”- përfundoi Fara.

Të këshilluara

Çmenduria nuk njeh kufi për Dan Blizerian

Është një nga më të ndjekurit në mediat sociale, shquhet për jetën luksoze mes femrave.Bëhet fjalë për Dan Bilzerian i cili gjithmonë poston foto provokuese mes...

14:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI