Flash

Belen dhe Andrea hedhin poshtë çdo dyshim për ndarje

Lapsi.al 22 July 2018
Belen dhe Andrea hedhin poshtë çdo dyshim për ndarje

Belen Rodriguez është një show-girl shumë e përfolur në Itali dhe shumë e komentuar për jetën personale, të cilën e ekspozon vazhdimisht në rrjetet e saj sociale. Pas lidhjes së shumëpërfolur me Fabrizio Corona-n dhe martesës me balerinin Stefano De Martino, me të cilin ka një djalë, erdhi lidhja me çiklistin Andrea Iannone. Pas daljes së Corona-s nga burgu dhe pasi u fotografuan së bashku, mediat aluduan për një tradhti të Belen ndaj Iannone-s, por askush nuk e pranoi këtë gjë.

Megjithatë që prej asaj kohe është përfolur për një krizë mes Belen dhe Iannone-s. Ata e pranuan edhe vet se ishin shkëputur për pak kohë nga njëri-tjetri, për të reflektuar mbi marrëdhënien e tyre. Dhe me sa duket, periudha e reflektimit ka përfunduar dhe çifti është kthyer sërish së bashku. Madje, Iannone nuk rezervohet as për të shprehur publikisht pëlqimin që ka ndaj linjave të të dashurës së tij.

Në një foto që Belen ka postuar në Instagram, ku shfaqet me rroba banje, Iannone komenton: “Format më të mira, me të cilat jam përballur ndonjëherë”. Ndërsa Belen i është përgjigjur me shaka duke e quajtur të çmendur. Dhe me sa duket, ata janë më të dashuruar se kurrë!

Të këshilluara

Adil Rami dhe Pamela Anderson drejt martesës

Ish-lojtari i Milanit, Adil Rami, duket se do ta kujtojë gjatë vitin 2018. Francezi, i cili arriti një triumf të jashtëzakonshëm për karrierën e tij, duke u kur...

09:05

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI