Flash

Babai i Meghan Markle i shqetësuar për të bijën,“Ajo nuk është e lumtur“

Lapsi.al 17 July 2018
Babai i Meghan Markle i shqetësuar për të bijën,“Ajo

Babai i Dukeshës së Sussex-it, Thomas Markle është shprehur i shqetësuar për rolin e vajzës së tij në familjen mbretërore. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka treguar se e bija e tij ndihet e tmerruar dhe këtë e ka kuptuar që në shikimin e saj. “Ajo çfarë mendoj për time bijë tani është se ajo është e tmerruar. E shoh këtë në sytë e saj, në fytyrën e saj e madje edhe në buzëqeshje. Unë e njoh prej vitesh qeshjen e saj. Nuk më pëlqen atë që po shoh tani. Kjo nuk është një buzëqeshje skenike por e dhimbshme.”,- është shprehur 73-vjeçari në një intervistë për “The Sun” . “I duhet të paguajë një çmim shumë të madh që u martua në atë familje. Mendoj se po kalon një presion shumë të madh.”

Jo vetëm kaq po babai i saj ka kritikuar dhe mënyrën e saj të të veshurit. “Meghan duket si një personazh nga një film i vjetër. Pse vishemi në 2018 si në vitin 1930? Përse duhet që ti mbulojnë gjunjët?”,- është shprehur babai i Meghan-it. Duket se ai beson se e bija nuk është e lumtur dhe thjesht po ndjek rregullat e familjes mbretërore.

Të këshilluara

Johnny Depp, përleshje fizike me stafin

Problemet e Depp kanë qënë t shumta që nga divorci i tij e deri tek problemet financiare. Telashi i tij më i fundit ka të bëjë me një nga menaxherët e stafit të...

17:45

Angelina Jolie i vë syrin Robert Downey

Protagonistja e ‘Mr.and Ms.Smith’ ka drekuar e darkuar së fundmi me protagonistin e Iron Man, Robert Downey Jr, për të diskutuar mbi bashkëpunime të mundshme dh...

15:35

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI