Flash

Zbulohen të rinjtë që u futën në fushë gjatë ndeshjes

Lapsi.al 16 July 2018
Zbulohen të rinjtë që u futën në fushë gjatë

Ndeshja u ndërpre të dielën nga katër persona të veshur me kostume policie, në një aksion proteste të marrë përsipër nga shoqata “Pussy Riot”.

Protestuesit shkuan në fushë në stadiumin Luzhniki në Moskë, duke shkaktuar një ndërprerje të shkurtër të ndeshjes në minutën e 52-të. Ata shkuan në fushë, u përshëndetën me lojtarët francezë dhe më pas u nxorrën me forcë nga autoritetet e stadiumit.Grupi protestues muzikor “Pussy Riot” mori shpejt përgjegjësinë në një postim që shkruante:“Tani për tani ka katër anëtarë të grupit në finalen e Kupës së Botës”. Mesazhi që ata kanë dashur të japin është se Presidenti Putin duhet të lirojë qeverisjen “policore” që është duke bërë në vend.

Grupi është i famshëm për opozitën e tij të zëshme ndaj qeverisë së Presidentit rus dhe mbrojtjen e çështjeve feministe e të drejtave të homoseksualëve. “Pussy Riot” fitoi shikueshmëri globale për një koncert të diskutueshëm të mbajtur në vitin 2012 në një katedrale të Moskës, i cila u dënua si “tallës” nga autoritetet e kishës ortodokse. Tre anëtarët e grupit u arrestuan më pas dhe u dënuan për akuzat e urrejtjes fetare, një vendim që u kundërshtua nga aktivistët e të drejtave të njeriut.

Grupi gjithashtu performoi gjatë Olimpiadës Dimërore 2014 në Soçi, përpara se të ndalej me forcë nga zyrtarët e sigurisë.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i humorit

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare aktori  i humorit Fadil Hasa. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Karriera e tij ka nisur në es...

11:54

Luvri vesh Xhokondën me bluzën e Francës

Gazimit të francezve që kërcejnë dhe këndojnë në Chammps Elyse i është shtuar edhe një nga muzetë më të njohur të artit në botë, Luvri. në faqen e tij zyrtare m...

22:20

Kate Upton,shtatëzanë për herë të parë

Kate Upton është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin Justin Verlander, e cila është martuar vjet në 4 nëntor në Itali. Ka qenë vetë Kate e cila ka ...

16:23

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI