Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

VIDEO/ Polici i tregon se ka ndezur kamerën, shoferi tenton ta korruptojë gjithsesi

Lapsi.al 23 June 2018
VIDEO/ Polici i tregon se ka ndezur kamerën, shoferi tenton ta

Prej dekadash tashmë uniforma e policëve të rrugores është e njollosur nga një traditë e vjetër e praktikave korruptive. Bindja se polici i rrugores është aq e fortë, sa një 35 vjeçar në Tiranë, nuk e ka besuar se polici do t'ia refuzonte 20 mijë lekët, megjithëse ky po i thoshte se ishte duke e filmuar me kamera.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:50 në rrugën “Xhorxh W Bush”, kur policët i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit tip “Citroen” me targë AA 374 OZ, i cili fillmisht nuk ju bind shenjës së ndalimit duke u larguar dhe pas ndjekjes nga patrullat e Policisë Rrugore u ndalua në rrugën e “Barrikadave”.

35 vjeçari duket se ka qenë nën efektin e alkolit dhe ka menduar t'i bëjë bisht kontrollit të policisë, por për fatin e tij të keq, kamera ka qenë vërtet e ndezur. Pasi "i doli borxhit" disa herë duke e paralajmëruar, polici ka qenë i detyruar të mos e marrë për vete kartmonedhën prej 20 mijë lekësh, por të njoftojë kolegët për arrestimin e drejtuesit të mjetit. Shikoni videon, si polici paralajmëron drejtuesin e mjetit se po filmohet, kur nuhat se ky po bëhet gati t'i ofrojë para.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2189071688045857/

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI