Flash

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapë 27 mijë vende pune, do të ketë çmime më të lira

Lapsi.al 23 June 2018
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapë 27 mijë vende pune, do

Kryeministri Edi Rama prezantoi projektet e reja të qarkut të Vlorës, ku tha se aeroporti i Vlorës do të hapë rreth 27 mijë vende të reja pune. Do të jetë një aeroport ndërkombëtar që do të jetë konkurrues i drejt për drejtë me Rinasin.

Nga pikëpamja e parametrave do të jetë jashtëzakonisht cilësor dhe nga pikëpamja e çmimeve do të jetë shumë më i favorshëm për udhëtarët, qofshin vendas, e qofshin vizitorë. Jemi drejt përfundimit të negociatave që të kemi aeroportin e Vlorës me tarifat më të ulëta në rajon. Kjo ka qenë kërkesa jonë”, - tha Rama, duke shtuar se kërkesë është dhe për një aeroport mallrash, jo vetëm udhëtarësh.

Rama tha se vetëm në periudhën mars-maj 2018 janë bërë 10 mijë punësime të reja. Ndërsa për pagat, ku dha një paralajmërim për kompanitë:

“Të kemi rritje të pagave të ulëta në radhë të parë deri të sfida e regjistrimit real të pagave, sepse 41% e të punësuarve në kompani të mëdha figurojnë me pagë 300 mijë lekë. Kjo është gënjeshtër. E vërteta është që kompanitë i regjistrojnë me 300 mijë lekë që të shmangin taksat, pasi deri në 300 mijë lekë nuk ka asnjë taksë mbi pagën dhje pjesën tjetër ia japin në të zezë. Kjo është një betejë që i takon kësaj faze për t’i shtrënguar kompanitë të deklarojnë pagat reale të kësaj faze dhe për të garantuar që punonjësit të sigurohen siç duhet për nga niveli pagesës në mënyrë që të marrë një pension më të lartë nesër”, - tha Rama.

Të këshilluara

Tatimet nisin aksionin në zonat turistike

Pas paralajmërimit që u është bërë sipërmarrjeve në zonat turistike që të zbatojnë legjislacionin dhe të deklarojnë xhiron reale, strukturat e Zbatimit, pranë D...

11:21

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI