Flash

Mediat greke: Greqia ka lëshuar, por nuk ka humbur në çështjen e detit

Lapsi.al 23 June 2018
Mediat greke: Greqia ka lëshuar, por nuk ka humbur në

Çështja që po mban peng shpalljen e një marrëveshjeje në bisedimet Shqipëri-Greqi është pakti detar e për të cilin bisedimet vazhdojnë ende. Gazeta greke To Vima, duke iu referuar burimeve qeveritare, thotë se bëhet fjalë për një nga proceset më të rëndësishme diplomatike mes dy vendeve. Kjo pasi do të rregullojë çështjen e kufijve detarë mes dy vendeve, duke bërë të mundur shfrytëzimin e rezervave të mëdha të hidrokarbureve të vlerësuara në këtë zonë, veçanërisht për Greqinë, e cila e ka përparësi këtë proces.

To Vima shkruan se marrëveshja e re që po përpilohet, merr parasysh kundërshtimet e palës shqiptare, duke i dhënë asaj më shumë hapësirë. Pala greke thotë se kjo nuk ndryshon substancën, ndërsa në të njëjtën kohë krijimi Zonave Ekskluzive Ekonomike në detin Jon është një precedent shumë pozitiv për Kastellorizon ​​dhe të drejtat sovrane greke në detin në Egje.

Ajo që kuptohet është se Shqipëria mund të ketë përparuar në sipërfaqe detare, duke nisur matjet nga gjiret e brendshme, ndërsa Greqia ka fituar të drejtën për të spallur 12 milje det territorial. Dy ditë më marë edhe kryeministri Rama tha se marrëveshja është e duhura dhe se shqiptarët do ta shohin në hartë ndryshimin me marrëveshjen e vjetër.

Nga ana tjetër diplomacia greke ka një pozicion të pandryshueshëm lidhur me çamët dhe pretendimet e tyre të pronësisë. Ajo bazohet në në konventën ku thuhet se mbrojtja evropiane e të drejtave të pronësisë nuk shtrihet para ngjarjeve të vitit 1950 shkruan To Vima.

http://www.tovima.gr/politics/article/?aid=994416

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI