Flash

FOTO/ Femra, drogë dhe jeta e luksit e 3 shqiptarëve të arratisur nga burgu i Athinës

Lapsi.al 19 June 2018
FOTO/ Femra, drogë dhe jeta e luksit e 3 shqiptarëve të arratisur

“Bënin një jetë të shtrenjtë. Makina luksoze, skafe dhe gra të bukura. Ishin të papunë, por në rrjetet sociale ekspozonin një jetë tjetër”.

Me këto fjalë e përditshmja greke “Protothema” përshkruan 3 shqiptarët e arratisur mëngjesine së martës nga një prej paraburgimeve të Athinës. Ata prenë hekurat e dritares së katit të dytë dhe u hodhën nga 10 metra lartësi.

Policia thotë se është vënë në ndjekje të shqiptarëve të cilët akuzohen për të paktën 72 vjedhje në Athinë. Autoritetet kishin punuar për një kohë të gjatë për t’i vendosur ata në pranga më 19 mars të këtij viti. Gjatë kontrolleve të banesave u gjetën sende të shumta të vjedhura, telefonë, aparate fotografikë, orë të shtrenjta, bixhuteri si dhe 120 kg hashash.

“Nga profilet e tyre në rrjetet sociale “Protothema” shkruan se ata janë “të guximshëm dhe sfidues të ligjit duke ekspozuar flamuj shqiptarë, kallashnikovë, drogë dhe jetë e shtrenjtë”.

Anëtarët e kësaj bande kishin një dobësi të veçantë për femrat e bukura, të cilave u dhuronin “një pjesë të gjahut” si parfume, bizhuteri dhe rroba të shtrenjta. Emrat e shqiptarëve nuk bëhen ende të ditur për arsye hetimi. ©LAPSI.al

alb02

alb01

alb03

alb04

alb05

alb06

alb07

alb08

alb09

alb10

alvanos01

alvanos02

alvanos03

alvanos-orthios01

 

Të këshilluara

Rikthehen parcelat me kanabis në Vlorë

Në zonat pyjore të Poros dhe Akërnisë ende kultivohet hashash. Ka qenë një patrullim i avionëve të Frontex, që e zbuloi parcelën në pyllin e Poros. Policia shoq...

18:15

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI