Flash

Aksident i rëndë në autostradën Laç-Lezhë, kalimtarja e moshuar përplaset për vdekje

Lapsi.al 19 June 2018
Aksident i rëndë në autostradën Laç-Lezhë,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në autostradën Laç Lezhë, ku një kalimtare e moshuar ka mbetur e vdekur.

Shtetasi 54 vjeçar duke drejtuar një mjet Benz ka goditur për vdekje këmbësoren me inicialet P.P, 62 vjeçare dhe banuese në Shkodër.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka mundur të ndalojë personin përgjegjës. Mbetet ende për t’u mësuar se i kujt ka qenë faji në këtë aksident.

“Më datë 18.06.2018, rreth orës 23:20, në aksin rrugor Lezhë - Milot, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin L.Gj. 54 vjeç, banues në Pukë, ka përplasur këmbësoren shtetasen P.P. 62 vjeçe banuese në Shkodër e cila ka humbur jetën.  Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”-njoftoi policia.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI