Flash

FOTO/ Misteri i vrasjes së specialistit shkodran të bravave

Lapsi.al 18 June 2018
FOTO/ Misteri i vrasjes së specialistit shkodran të bravave

Pasditen e së hënës 60-vjeçari Mehdi Kavaja u gjetur pa shenja jete ne punishten e tij në lagjen Tophane të Shkodrës ku ai bënte riparime bravash të automjeteve.

Fillimisht u mendua se vdekja ka qenë për shkaqe natyrale, por pas hetimit të kryer nga ana e policisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i dhunës së ushtruar ndaj tij.

Viktimës i është konstatuar një vrime në kokë dhe pas autopsisë është gjetur edhe një plumb brenda. Por në njoftimin e saj paraprak policia e Shkodrës nuk flet për vrasje. Aty thuhet vetëm se “nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se viktima ka një vrimë në kokë, por pritet akti i plotë i ekspertizës mjeko – ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit”.

Ishin familjarët që gjetën 60 vjeçarin e pajetë në punishten e tij rreth orës 15.30, të cilët njoftuan edhe policinë. Efektivë të kësaj të fundit bënë transportimin e trupit me anë të ambulancës në spitalin e Shkodrës.

Mehdi Kavaja punonte prej vitesh në lagjen Tophane ku kishte edhe shtëpinë. Ai njihej si person pa konflikte.

Ende nuk ka një piste rreth shkaqeve te kësaj ngjarjeje. Edhe policia në njoftimin e saj thotë se ka nisur një hetim për çështjen nëse bëhet fjalë për vrasje apo ngjarje aksidentale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI