Flash

Audiopërgjimi për Agron Xhafajn, prokurorët për të dytën herë në Itali

Lapsi.al 18 June 2018
Audiopërgjimi për Agron Xhafajn, prokurorët për të

Për të dyten herë brenda pak javësh prokurorët që po hetojnë audio-përgjimin e denoncuar nga Partia Demokratike, ku pretendohet se është përfshirë vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kanë shkuar në Itali për të marrë kontakt me institucionet homologe që po kryejnë ekspertizën e zërit.  Njëri nga prokurorët e çështjes ka qëndruar në Itali javën që shkoi ku ka marrë kontakt me autoritetet për sqarimin e procedurave me qëllim që përgjigjia e kërkuar të mbërrijë sa më shpejt në Shqipëri.

Shkak dyshohet të jetë bërë procedura që do të ndiqet për kryerjen eskpertizës së audio-përgjimit në një nga laboratorët e policisë së vendit fqinj, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e regjistrimit të çështjes në Itali.

Dërgimi i zërit nga organi i akuzës me anë të letërporosive duket se ka hasur e probleme proceduriale që mund të vonojnë rezultatin e saj, pavarësisht angazhimit te disa institicioneve.

Burime nga organi i akuzës thonë se nuk është e nevojshme marrja e një tjetër kampioni zëri për Agron Xhafajn, pasi ai është marrë konform të gjitha procedurave ligjore në prani të nje eksperti dhe dhe të prokurorit të çështjes.

Madje i gjithë momenti i marrjes së zërit është filmuar nga ana e prokurorisë në cilësinë e provës.

Prokurorët janë duke hetuar edhe për dëshminë e një personi të dytë të paraqitur në polici dhe prokurori nga Novosela e Vlorës, i cili ka pohuar se ka qenë ai që ka imituar zërin e Agron Xhafajt pas kërkesës së Albert Veliut ose të njohur ndryshe Babalja.  Edhe zëri i tij mesohet si i është bashkuar monstrave për të cilat po zhvillohet ekspertiza për të vërtetuar deklarimet e dhëna prej tij./ora news

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI