Flash

Presidenca reagon për nderimin e Gafurr Mazrekut: Provokim, evokon konflikte ekstreme

Lapsi.al 18 June 2018
Presidenca reagon për nderimin e Gafurr Mazrekut: Provokim, evokon

Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli ditën e sotme Gafurr Mazrrekun “Qytetar Nderi”, me motivacionin “Personalitet Intelektual, në kontributin e pashoq në Pushtetin Vendor”. Vendimi u shoqërua me reagime nga Partia Demokratike, por më pas edhe nga vetë Kryeministri Rama, i cili në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e ka quajtur një turp propozimin e këshilltarëve të majtë.

Një reagim ka ardhur edhe nga Presidenca, me anë të zëdhënësit Tedi Blushi, i cili me anë të një deklarate për mediat thotë se çdo akt që prodhon konflikt duhet dënuar.

"Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike. Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane. Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike" ka thënë Blushi.

Gafurr Mazrreku, deputet i Partisë Socialiste, qëlloi në drejtim të rivalit të tij demokrat, Azem Hajdari, duke e plagosur. Për këtë u dënua me 8 vjet burg, ndërsa 21 vjet më pas nderohet nga Këshilli Bashkiak i Hasit, ku votimi kundërshtohet nga këshilltarët e djathtë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI