Flash

Gafurr Mazreku, atentatori i Azem Hajdarit shpallet "Qytetar Nderi"

Lapsi.al 18 June 2018
Gafurr Mazreku, atentatori i Azem Hajdarit shpallet "Qytetar Nderi"

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli Gafurr Mazrekun "Qytetar Nderi" të Hasit, me motivacionin "Personalitet Intelektual, për kontributin e pashoq ne Pushtetin Vendor".

Gafur Mazreku është ish deputet i Partisë Socialiste që më 18 shtator të vitit 1997, brenda ambienteve të Parlamentit të Shqipërisë, plagosi me pistoletë Azem Hajdarin.

Pas këtij atentati, Mazreku u arrestua dhe gjykata e dënoi me 12 vite burg. Ai u lirua në vitin 2001, tre vjet pasi ishte dënuar, për t'u rikthyer sërish në funksione drejtuese të Partisë Socialiste si kryetar i degës së Hasit. Mazreku u nda nga jeta në vitin 2005 për shkak të një infarkti.

Vendimi në këshillin Bashkiak të Hasit u mor pa praninë e këshilltarëve të djathtë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI