Flash

Ngjarje e rëndë në Tiranë, i moshuari futet në farmaci për të marrë ilaçe, vdes nga infarkti

Lapsi.al 18 June 2018
Ngjarje e rëndë në Tiranë, i moshuari futet në farmaci

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në një farmaci në kryeqytet. Një i moshuar ka shkuar në një farmaci për të marrë ilaçet, por ka ndërruar jetë aty.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Nga hetimet paraprake rezulton se 86-vjeçari me inicialet F.A, banues në Tiranë, ka pësuar infarkt kardiak.

“Më datë 17.06.2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, brenda ambienteve të një farmacie ka vdekur shtetasi F.A., vjeç 86, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pas një infarkti kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI