Flash

Mirush Kabashi: Teatri është Meka e kulturës shqiptarë. Jo shembje, rikonstruksion

Lapsi.al 18 June 2018
Mirush Kabashi: Teatri është Meka e kulturës shqiptarë. Jo

Në vijim të protestës ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar, sërish janë mbledhur artistë përpara godinës duke dhënë argumenta kundër këtij vendimi. Në fjalën e tij aktori i njohur Mirush Kabashi dha arsyet e tij pse është kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe pranon rikonstruktimin e tij.

“Problemin mos ta trajtojmë në baza shembujsh e shifrash, por në baza parimesh. Nëse merrej një vendim duhej marrë i diksutuar me komunitetin e artistëve, nëse duhet të rikontruktohet ky teatër apo të ndërtohet një nga e para.

Nëse biet dakord duhet të jetë në projektin që do bëhet e gjithë sipërfaqja e teatrit ekzistues. Për mua ky duhet të rikonstruktohet si teatër se ka një histori të lavdizhme, ky teatër është Meka e kulturës shqiptare. Veliaj u përpoq të na kujtojë se është rritur buxheti për kulturën por ne i kujtuam se Kosova e ka dyherë më të madh buxhetin për kulturën, ndërsa Maqedonia 3-4 herë. Është një turp për politikën shqiptare që ne artistëve na kanë imponuar një ligj dictatorial, se nuk më del inati në këtë mes.Ne atëherë konsideroheshim ndihmës të partisë në edukimin e masave, se ajo bënte politikën për artin dhe artistët duhet të prodhonin një art të lustruar socialist, jo realist. E sot pas 30 vetesh, politikat e artit i vendos qeveria në mbledhjet e qeverisë. Nuk duhet të ketë politikë qeveritare apo partiake për artin, ai duhet t’i nënshtrohet vetëm Kushtetutës”,- tha Kabashi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI