Flash

Përplasje mes bandave shqiptare dhe ruse në Athinë, dy të plagosur

Lapsi.al 17 June 2018
Përplasje mes bandave shqiptare dhe ruse në Athinë, dy të

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth mesditës së sotme në lagjen ‘Peristeri’ të Athinës. Përplasja me armë ka ndodhur mes disa shqiptarëve dhe rusëve në kryqëzimin e rrugëve ‘Sarantaporou’ me ‘Veaki Streetnjë’.

Mediat vendase raportojnë se një shqiptar dhe një rus kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e qytetit.

Grupi i shqiptarëve dhe rusëve dolën në rrugë dhe kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit në një zonë të populluar, duke terrorizuar dhe vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar 8 gëzhoja dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.

Të këshilluara

Moti për fundjavën me shi e shtrëngata...

Duket se reshjet nuk kanë të ndalur. IGJEUM njofton se pasditen e së shtunës dhe nesër pritet të ketë reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit, lokalisht d...

11:30

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI