Për t'i bindur artistët se bashkëpunimi me një kompani private ishte i domosdoshëm për një teatër të ri kombëtar, ErionVeliaj i vuri para shifrën 30 milion euro, kosto e projektit të ri.
Por aktori Robert Ndrenika për të mos i thënë hapur që po gënjen, i tha Veliajt se "e kanë gënjyer". Ndrenika tha se ai personalisht ishte kundër PPP-ve, sepse siç tregoi, e "kam pësuar edhe vetë prej tyre", siç tha.
"Faleminderit juve, faleminderit Presidentit të Republikës që bëri një thirrje dje për marrëveshje, për të dëgjuar njeri-tjetrin. Kam vuajtur shumë gjatë kësja kohe, kam parë projektin, kam dëgjuar komunitetin, por kam vuajtur me atë partneritetin publik-privat.Sepse e dhashë shtëpinë tek një partneritet publik-privat dhe kam ndenjur tre vjet gjyqeve. Kam vajtur dhe tek ish-ministri i Brendshëm Petro Koçi që nuk ma vari fare...Pra kam vuajtur shumë.
Mendoj se nuk ka ndonjë gjë të keqe të ruhet,, siç është ai pazari i vjetër, që e ruan atë imazhin, pra, është i dikurshmi po i rregulluar, nuk i vjen më era... Zamira mund të na thotë që është bërë edhe ai pazari i ri i Korçës që më thanë është bërë i shkëlqyer.
Pra, edhe ky yni, që është monument kulture me atë oborrin, pishat...mund të riparohet dhe të dalë i shkëlqyer. Dhe kam bindjen z. Eron se të kanë gënjyer për ato 30 milionë eurot që duhen, se maksimumi mund të duhen 10 milionë euro." u shpreh Ndrenika.