Flash

A do t'ia japë plotfuqinë Ramës për marrëveshjen me Greqinë? Flet Meta

Lapsi.al 14 June 2018
A do t'ia japë plotfuqinë Ramës për marrëveshjen

Presidenti Ilir Meta konfirmoi se në takimin me kryeministrin Edi Rama u diskutua për negociatat me Greqinë.

“Takimi i djeshëm me Ramën ka qenë normal, janë diskutuar disa cështje, kryesisht lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave, ku shpresojmë në një vendim pozitiv. Natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë, kemi diskutuar, por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme, pasi Presidenca pret informacione edhe më të plota, sipas standardeve më serioze, që meriton kjo cështje. Shpreh kënaqësinë për konfirmimin e zotit Dedja te Gjykata Kushtetuese, është i merituar. Dua të nënvizoj rëndësinë e vettingut për anëtarët e Kushtetueses. Është e domosdoshme të kemi sa më shpejt një gjykatë funksionale për t’i dalë për zot Kushtetutës së vendit. ”, tha Meta.

Një ditë më parë, Lapsi.al raportoi se në takimin në presidencë, kryeministri Edi Rama kërkoi plotfuqinë e presidentit për projekt-marrëveshjen me Greqinë, e cila tashmë është përmbyllur. Në deklaratën e presidentit bie në sy përmendja e mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese, megjithatë mbetet për t'u parë nëse kreu i shtetit do t'i hapë rrugë miratimit të marrëveshjes përfundimtare apo do t'ia refuzojë plotfuqinë qeverisë, ashtu siç bëri në disa raste me autorizimin për negociatat.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI