Flash

Arrestohet sipërmarrësi shqiptar në Itali, si i shfrytëzonte në punë bashkëkombësit

Lapsi.al 14 June 2018
Arrestohet sipërmarrësi shqiptar në Itali, si i shfrytëzonte

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në provincën e Raguzës në Sicili, pasi akuzohet për shfrytëzim në punë, kërcënim e zhvatje.

Në pranga ka përfunduar Auglent Lalollari, 33 vjeç, i cili kishte një fermë bujqësore, ku punonin ilegalisht 6 bashkëkombësit e tij në kushte të vështira higjienike, me pak euro, me orar të zgjatur dhe pa kontrata pune.

Gjithashtu ata nuk kishin as vend të posaçëm për të jetuar, por flinin në ambient të hapur ku të kishin mundësi midis minjve dhe insekteve në shtëpitë e shkatërruara me kanalizime të hapura.

Mes punonjësve shqiptarë ishte edhe një grua shtatzënë e detyruar të punonte në një fermë patëllxhanësh në temperaturë që arrinte deri në 40 gradë.

Sipërmarrësi shqiptar gjithashtu akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike si dhe të një motori.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI