Flash

Rama i kthen reston elektorale Erdoganit. Shiheni si e lavdëron në prag të zgjedhjeve turke

Lapsi.al 13 June 2018
Rama i kthen reston elektorale Erdoganit. Shiheni si e lavdëron në

Kryeministri Edi Rama i ka thurrur lavde peresidentit turk në fushatë elektorale duke i kthyer reston sulltanit të ri të Bosforit që gjithashtu e ka mbështetur Ramën edhe gjatë zgjedhjeve të 2013 edhe gjatë atyre të 2017. Për presidentin turk të gjendur në vështirësi përballë një opozitë të bashkaur për zgjedhjet e fundqershorit, kryeministri ynë ka thënë se e admironte që para se të njiheshin. "ai ka qenë shembulli im në punën për bashkinë e Tiranës" ka thënë Rama për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu Agency”.

"Marrëdhënia ime me presidentin (Erdogan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën.

Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni.

Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo’, ka thënë Rama.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI