Flash

Teatri Kombëtar, Kumbaro mungon në mbledhjen e Komisionit, artistët: Do të uzurpojmë godinën

Lapsi.al 13 June 2018
Teatri Kombëtar, Kumbaro mungon në mbledhjen e Komisionit,

Në një kohë kur sot ishte caktuar një seancë dëgjimore me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, kjo e fundit nuk është paraqitur në mbledhjen e sotme të Komisionit të Medias, ku në fokus është Teatri Kombëtar.

Pavarësisht mungesës së ministres, Teatri Kombëtar është përfaqësuar në mbledhje nga disa artistë. Këta të fundit përmes një letre të hapur deklaruan se do të uzurpojnë godinën.

“Kemi përgatitur një letër të hapur. Është letër e konceptuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, drejtuar presidenti Ilir Meta dhe krerëve të grupeve t PS-LSI dhe PD”, tha nje nga artistet.

Ndërkohë, kryetarja e komisionit të Medias, Albana Vokshi pohoi se deputetët e maxhorancës edhe pse ishin thirrur të merrnin pjesë në mbledhje, nuk ishin prezent. Ajo mes të tjerash tha se bojkoti është një shenjë shumë e keqe, ndërsa foli për grusht shteti institucional.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI