Flash

Zgjaten me tre muaj hetimet për Klement Balilin

Lapsi.al 12 June 2018
Zgjaten me tre muaj hetimet për Klement Balilin

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosur që hetimet ndaj Kelment Balilit të zgjaten edhe për trë muaj të tjerë.

Përmes një letër-porosie Prokuroria ka kërkuar të dhënë atë tjera nga shteti grek. Ndërkohë mësohet se deri më tani pala greke ka sjellë materialet e para lidhur me çështjen Balili.

Balili është quajtur ndryshe me pseudonimin “Eskobari i Ballkanit”, për shkak se akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike drejt vendeve fqinje duke u shpërndarë më pas në gjithë europën.

Hetimet ndaj tij nisën në vitin 2016, kohë kur dhe shteti grek kishte rënë në gjurmët e një rrjeti të madh të trafikut të drogës. Në kuadër të hetimeve autoritetet helene njoftuan dhe palën shqiptare pasi kishin të dhëna që droga sigurohej nga Shqipëria.

Organet ligjzbatuese greke akuzonin Balilin si financues dhe organizues i trafikut të drogës në sasi të mëdha. Sipas tyre, trafikohej kryesisht marijuanëe cila nisej nga zona e Sarandës në Shqipëri përmes lundrimit në det për mbi 100 kilometra deri në gjirin e Korinthit në Greqinë qendrore, nga ku dërgoheshin nëpër Europë duke përdorur kompani false transporti.

Të këshilluara

Sa kushton avioni privat i Behgjet Pacollit?

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli njihet për pasurinë multimilionëshe që ka. Në deklarimin e tij të pasurisë ai ka konfirmuar se posedon një avion p...

18:04

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI