Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e qeverisë Edi Rama se po mashtron sërish shqiptarët me ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Në një postim në Facebook, Berisha thotë se “piktori dështak” mashtroi çdo vit për fillimin e punimeve në rrugën e Arbrit.
Sipas Berishës, Rama detyroi, me ryshfetet dhe gjobat që i kërkonte, të largohej kompania kineze, gjiganti i dytë më i madh i Kinës në ndërtim, e cila kishte marrë përsiper të përfundonte brenda vitit 2016 të 27 km e Rrugës së Arbrit që janë për tu ndërtuar.
“Sot ai, pas 5 vitesh në pushtet, ka gjetur mekanizmin e vjedhjes dhe jo të ndërtimit të rrugës se Arbrit. Ai ka shndërruar ndërtimin e rrugës së dytë të Kombit në një sipërmarrje për larjen e parave të veta të drogës dhe krimit dhe për të mos e ndërtuar ndonjëherë atë.
Deklarata e tij sot në Durrës është mashtrimi i tij i radhës pasi ai nuk ka vendosur asnjë qindarkë në buxhet apo kredit bankar për ndërtimin e saj, por vetëm investimin kriminal të parave të drogës dhe krimit të vetat, Olsit dhe krushkut Gaz Rama, të cilat së shpejti do goditen nga drejtësia ndërkombëtare!” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al