Flash

Veliaj sulmon aktorët: Po përpiqen të bëhen arkitektë

Lapsi.al 11 June 2018
Veliaj sulmon aktorët: Po përpiqen të bëhen arkitektë

Teatri në Tiranë do të ndërtohet sipas modelit të stadiumit për shkak të kostos së lartë e të papërballueshme nga buxheti i shtetit. Kreu i bashkisë Tiranë Erjon Veliaj në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” ka zbuluar detajet përfshirë edhe faktin se atë do e ndërtojë një kompani private e cila do të marrë në shfrytëzim edhe hapësirat përreth.

Tare: Pse i jepet pronë publike një privati për ta shfrytëzuar për biznes, bashkë me kullat... etj?

Veliaj: Sepse ne nuk i kemi këto para. Dhe si mijëra familje tironse i kanë thënë ndërtuesit: “më jep përqindjen e tokës” edhe ne po bëjmë të njëjtën gjë. Po i themi “në këmbim të tokës ne duam Teatrin në këtë projekt. Nëse bën këtë atëherë ne duam të negociojmë. Do të ketë një negociata. Arkitektët po sillen si aktorë dhe disa aktorë po përpiqen të bëhen arkitektë.

Veliaj tha se modeli i ndjekur është ai stadiumit (edhe ai me kullë) të cilin e konsideroi “një histori suksesi”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI