Flash

"Banka e Shqipërisë do blejë euro", guvernatori Sejko njofton ndërhyrjen në tregun e valutës

Lapsi.al 6 June 2018
"Banka e Shqipërisë do blejë euro", guvernatori Sejko

Banka e Shqipërisë do të blejë valutë. Njoftimin e bëri guvernatori Gent Sejko gjatë një konference me gazetarët, ku shpjegoi se ky është një rast i veçantë i ndërmarrë në rrethana specifike, që po bëhet për të frenuar përshpejtimin e rënies së euros. Si rrjedhojë, Këshilli mbikëqyrë mori një vendim të tillë për të ndërhyrë në treg, sqaroi ai.

“Tregu ka pasur një rritje të sasisë së euros, që ka qenë konstante që nga viti 2015. Mbiçmimi nuk ka ardhur vetëm për shkak të sasisë së euro, por edhe si rrjedhojë e rritjes së pritshmërisë së agjentëve për një mbiçmim të kursit, që ka dalë jashtë parametrave normalë të regjimit të kursit të këmbimit dhe na ka detyruar të ndërhyjmë në treg” u shpreh Sejko.

Guvernatori tha se leku po forcohet nga oferta për valutë dhe nga konvertimi i kapitalit të bankave. Qëllimi kryesor i operacioneve monetare do të ndërmerret vetëm për nevoja të inflacionit, pasi rënia e euros rrezikonte objektivin e inflacionit, tha Sejko. "Në Shqipëri do të vazhdojë të jetë regjimi i lirë i kursit këmbimit, por Banka e Shqipërisë ka të drejtën e saj për të rregulluar parametrat e tregut", shtoi ai.

Të këshilluara

Mallakastër, 8-vjeçari bie nga kati i dytë

Një fëmijë 8 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë pasi duke luajtur ka rënë nga tarraca e shtëpisë dy katëshe ku jeton me familjen. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, ...

09:07

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI