Flash

8-vjeçarin e kafshon pitbulli tek 'Pazari i Ri', babai thirrje që prindërit të marrin armët (VIDEO)

Lapsi.al 5 June 2018
8-vjeçarin e kafshon pitbulli tek 'Pazari i Ri', babai thirrje

Një fëmijë 8 vjeç u kafshua nga një qen i racës "Pitbull" duke marrë plagë në këmbë, teksa po luante në sheshin e Pazarit të Ri bashkë me fëmijë të tjerë.

Babai i djalit, Marius Spahia, rrëfeu për News 24 se fëmija i tij është traumatizuar nga sulmi i qenit, pa maskë mbrojtëse.

Ai tregon se djalin e dërgoi në Spitalin Ushtarak dhe tani do të bëjë vaksina të kushtueshme.

“Ishim tek Pazari i Ri duke luajtur, padashje djali i afrohet qenit, i cili ia kthen me një egërsi të madhe. Qeni ishte i lidhur por nuk kishte maskë mbrojtëse. Djali im bërtiste, policia nuk ishte fare, e çuam direkt në Spital Ushtarak. Djali ka bërë disa vaksina dhe pret të bëjë dhe vaksina të tjera të kushtueshme. Qentë duhet të kenë maskat e veta,” - tha i ati.

Marius Spahia tregon se i zoti i qenit qëndroi tërësisht indiferent ndaj kësaj ngjarje të rëndë.

“Falje nuk kërkoi, as nuk u indinjua të vinte. Si duket pronarët kanë vetë probleme, as nuk e pa se çfarë kishte fëmija im”.

Vete 8-vjecari e kujton i friksuar momentin kur u sulmua papritur nga qeni.

“Po luaja aty dhe m’u sul qeni. U frikësova shumë. Mami më tha mos qaj bëhu trim,” - tha djali.

Marius Spahia e tij e ka ndarë këtë ngjarje në rrejtet sociale ku qindra komentues të indinjuar , kërkojnë urgjentisht marrjen e masave nga bashkia. Ky prind bën thirrje për të gjithë prindërit të kenë kujdes dhe të mbrojnë fëmijët e tyre.

"Kur të dalin me fëmijët e vet të marrin masa mbrojtëse. Të marrin armë me vete. Të mbrojë fëmijët e tyre, të mbrojë familjen e vet." - u shpreh Marius Spahia.

https://youtu.be/TYBtNDOjORE

Në mbarë botën ka një debat mbi rrezikshmërinë e qenve agresivë si “pit bull”, “doberman” apo racat e tjera të kësaj natyrë dhe madje në disa vende mendohet që ata të mos lejohet të mbahen.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI