Flash

Shqiptari vret gruan në Gjermani, nënë e 4 fëmijëve, shkak ndarja e tyre

Lapsi.al 30 May 2018
Shqiptari vret gruan në Gjermani, nënë e 4 fëmijëve,

Një grua 30-vjeçare është ekzekutuar me armë në Gjermani mbrëmjen e së hënës, ndërsa lajmi është raportuar dje nga mediat gjermane. Sipas shtypit vendas, krimi ndodhi në Salzgitter. 30-vjeçarja me origjinë nga Kosova është Emine Abazaj, nënë e katër fëmijëve. Ajo u qëllua për vdekje nga ish-partneri i saj 38-vjeçar, i cili u arrestua (një ditë pas vrasjes). Mediat gjermane raportojnë se ata kishin jetuar bashkë prej 7 vitesh dhe së fundmi kishin mosmarrëveshje. Megjithatë, çifti nuk ishte martuar sipas ligjeve gjermane. Sipas hetimeve paraprake, shkak i ngjarjes së rëndë mendohet të ketë qenë ndarja e tyre.

Vëllai i viktimës, Blerim Abazaj ka thënë për mediat se ditën e hënë ata kishin një seancë në Gjykatë. Blerim Abazaj ka pohuar se 38-vjeçari i ishte drejtuar motrës së tij me fjalët: “Do të pendohesh”. Ai shtoi gjithashtu se i kishte bërë edhe kërcënime të tjera në gjuhën shqipe. Kërcënimet në Gjykatë i konfirmoi edhe zëdhënësi i Prokurorisë, i cili tha se nuk e dinë saktësisht se çfarë kërcënimi bëri 38-vjeçari, për shkak se foli shqip.

Sipas mediave gjermane, ish-partneri shkoi në Salzgitter pas seancës gjyqësore dhe qëlloi me armë në kokë 30-vjeçaren duke e lënë të vdekur. I dyshuari qëlloi edhe drejt motrës 32-vjeçare të viktimës, duke e lënë të plagosur. Më pas u arratis me makinë dhe u arrestua një ditë më pas. Autoritetet gjermane janë duke hetuar për të zbardhur tërësisht këtë krim të rëndë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI