Flash

VIDEO/ Pyetja e fëmijës shqiptar vë në siklet Presidentin italian

Lapsi.al 29 May 2018
VIDEO/ Pyetja e fëmijës shqiptar vë në siklet Presidentin

Mediat italiane kanë publikuar një video interesante gjatë një takimi që Presidenca ka zhvilluar me disa nxënës të shkollave të mesme.

Të gjithë patën mundësi t’i bënin pyetje Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pyetja e djalit shqiptar të quajtur Fabio Sinani.

“Gjatë punës tuaj të përditshme, a duhet të nënshkruani ligje me të cilat ju nuk jeni dakord dhe si silleni në këto raste?” – ishte pyetja e fëmijës shqiptar.

Presidenti e pranoi se ishte një pyetje interesante ndërsa i dha këtë përgjigje.

“Kur kam ndonjë masë, ndonjë ligj të Parlamentit, ose një dekret të qeverisë, unë edhe nëse nuk pajtohem plotësisht me të, kam për detyrë ta nënshkruaj, edhe nëse mendoj ndryshe.

Unë duhet të heq dorë nga bindjet e mia personale, sepse unë duhet të respektoj atë që thotë Kushtetuta: Zgjedhja e ligjeve i takon Parlamentit. Dhe në qoftë se nuk e nënshkruaj dal kundër Kushtetutës.

Por ka një rast në të cilin mundem të mos nënshkruaj: kur ligjet ose aktet administrative kundërshtojnë qartë Kushtetutën.

Por në të gjitha rastet e tjera, idetë dhe qëndrimet e mia nuk llogariten. Dhe unë kam detyrimin për të nënshkruar, pasi nëse të gjithë mendonin se idetë e tyre personale mbizotërojnë mbi rregullat e diktuara nga Kushtetuta. Republika nuk do të funksiononte më” – tha presidenti italian.

Takimi është zhvilluar në nëntor të 2017-ës, por mediat e kanë risjellë për shkak të situatës politike aty pasi Presidenti nuk pranoi të mandatonte qeverinë e partive “Lëvizja 5 yjet” dhe “Lega Nord” duke e konsideruar atë si anti-europiane. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=nenf-ZBG30s

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI