Flash

Rama në Vjenë për refugjatët, austriakët i shqetëson rrugëkalimi nga Shqipëria

Lapsi.al 29 May 2018
Rama në Vjenë për refugjatët, austriakët i

Shqetësimi për ekzistencën e një "rruge Ballkanike" nga ku kalojnë refugjatët drejt vendeve të Bashkimit Europian është rikthyer në qeverinë austriake. Fluksi i muajve të fundit e ka rikthyer këtë temë në axhendën politike të vendit, pasi kryeministri Kurz kishte premtuar se kjo rrugë ishte mbyllur më parë.

Duke qenë se pjesë e kësaj rruge është edhe Shqipëria, kryeministri austriak Sebastian Kurz do të takohet me atë shqiptar, Edi Rama.

Kjo është arsyeja që ai pret në Vjenë Edi Ramën, shkruajnë mediat e huaja.

Gazeta austriake, Neue Zürcher Zeitung raporton se shqetësimi i kryeministrit Kurz lindi nga një fluks i ri refugjatësh që erdhën përmes një "rruge shqiptare", e cila nis me Greqinë në jug dhe vazhdon përmes vendeve të tjera, deri në Slloveni. Nuk ka shenja që mund të përsëritet kriza e vitit 2015, por Kurz ka preferuar të jetë i sigurtë dhe të takojë Edi Ramën.

Neue Zürcher Zeitung sjell një deklaratë të Ministrit të Brendshëm të Austrisë, i cili thotë se nëse vazhdohet me të njëjtat ritme, vendi do të mbylle kufijtë njëherë e mirë për refugjatët. Kjo është arsyeja e takimeve të kryeministrit austriak me krerët e shteteve ballkanike, mes të cilëve edhe Rama.

Shifrat e refugjatëve që hyjnë në Austri janë ulur sërish pas krizës së vitit 2015. Në vitin 2017, vetëm 4 mijë refugjatëve iu dha azil në Austri. "Ekspertët konfirmojnë se numri i emigrantëve që vijnë nga Ballkani është rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kryeministri austriak thotë se rritja është gati me 150%" shkruan Neue Zürcher Zeitung. / Përshtati Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI