Flash

Kancelari Kurz: Për hapjen e negociatave s'ka siguri as pas korrikut

Lapsi.al 30 May 2018
Kancelari Kurz: Për hapjen e negociatave s'ka siguri as pas korrikut

Rruga e re që po përdorin refugjatët për të kaluar nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit drejt Europës ishte arsyeja e vizitës së Edi Ramës në Austri. Në konferencën e përbashkët mes të dyve, gazetarët e i kërkuan një koment kancelarit austriak, për shanset e Shqipërisë për hapjen e negociatave të paktën pas korrikut, kur Austria merr presidencën e radhës të Bashkimit Europian. Përgjigjia nuk ka qenë shumë optimiste, as në këtë rast.

"Negociatat? Nuk mund të jap siguri të qartë për këtë, ka disa shtete që për shkak të problemeve të tyre të brendshme e kanë të vështirë të thonë ‘PO’ por ka një dëshirë të plotë që Shqipëria të vijojë rrugën e reformave. Ka një mundësi të mirë që të shkojmë në rrugën e reformave” është shprehur Kurz.

Kurz u përqëndrua në shqetësimin që kishte ai vetë, atë të emigrantëve që kalojnë nga vendi ynë për të udhëtuar drejt venedve të BE-së. Edi Ramës i ka premtuar ndihmë financiare për të luftuar emigracionin ilegal.

“Të gjitha vendet e BE kanë nevojë për një perspektivë Europiane. Më parë ka pasur tensione për shkak të probleme etnike apo të tjerave politike. Stabiliteti në Ballkan do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet edhe në vendin tonë. Folëm për emigracionin ilegal dhe rrugën nga Shqipëria që po ndjekin klandestinët nga lindja. Dëshiroj ta falënderoj Ramën, që në Shqipëri është gatishmëria për të luftuar emigracionin ilegal. Shqipëria ka nevojë dhe e ka merituar edhe mbështetjen tonë. Rama më kërkoi ta mbështes dhe unë i kam premtuar mbështetje financiare për Shqipërinë dhe vendet e tjera që janë në rrugën e re të Ballkanit për të luftuar emigracionin ilegal. Do ta mbështesim me policë të rinj, por edhe në fusha të tjera. Së bashku me Ministrin e Brendshëm që së bashku me partnerët e tjerë që të ndalojmë fluksin e emigrantëve" u shpreh Kurz. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI