Flash

Pas denoncimit të Pavllo Mihalit, gjykata rikthen në burg të akuzuarit për vrasjen e të birit

Lapsi.al 28 May 2018
Pas denoncimit të Pavllo Mihalit, gjykata rikthen në burg të

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorit për arrestimin e tre të rinjve që ishin lënë të lirë në 11 Maj për akuzën e vrasjes së Marvi Mihalit. Vrasja e tij me thikë ndodhi në korrik të vitit 2017 dhe konflikti nisi për një karikues telefoni.

Më herët, prokurori Artan Lulaj kishte ndryshuar akuzën për tre të pandehurit nga "moskallëzim krimi" në "vrasje në bashkëpunim". Më pas dosja kaloi në duart e prokurorit Gjergji Tako. Gjykata vendosi lirimin e tre të rinjve në 11 Maj, më konkretisht të Eugen Bitrajt, Kridens Alla dhe Marsel Alla.

Por denoncimet e prindërve të viktimës, Pavllo dhe Mira Mihali bënë që prokurori të rikthejë sërish akuzën për vrasje në baskëpunim dhe sot gjykata ka rikthyer sërish në burg të rinjtë.

Sipas hetimeve, Marvi Mihali, ishte telefonuar nga shoku i tij, i cili i kërkonte ta shoqëronte në një takim me disa djem, që u kishte shitur një telefon. Ai i kërkoi Marvi Mihalit që ta shoqëronte në momentin që do t’i dorëzonte karikuesin.

Edhe pse Marvi refuzoi disa herë ta shoqëronte mikun e tij, në fund fare, pas insistimit të tij, pranoi të shkonte me të. Pika e takimit ishte në afërsi të stadiumit “Dinamo”. Mirëpo, në kampin tjetër, kushërinjtë Bitraj dhe Alla kishin përgatitur një pritë ndaj të rinjve. Pas shitjes së telefonit kishte pasur një konflikt mes shokut të Mihalit dhe blerësit të telefonit. Në momentin që Mihali dhe miku i tij janë afruar në pikën e takimit, ka nisur edhe sulmi fizik. Mihali është qëlluar me thikë pas shpine dhe rrahur deri në vdekje, ndërkohë që asnjë kalimtar i rastit nuk ka ndërhyrë t’i ndajë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI