Flash

Italia pa kryeministër, pse nuk e pranoi Presidenti Matarela qeverinë e Kontes

Lapsi.al 28 May 2018
Italia pa kryeministër, pse nuk e pranoi Presidenti Matarela qeverinë

Italia ka hyrë në krizë politike pasi presidenti i këtij shteti, Sergio Mattarella nuk ka miratuar propozimin e partive populiste për zgjedhjen e Paolo Savonas në pozitën e ministrit të ekonomisë, duke rrezikuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ky hap i presidentit italian më 27 maj ka detyruar të përzgjedhurin e populistëve për kryeministër, Giuseppe Conte, të heqë dorë nga përpjekjet për të formuar qeverinë e re.

Në një fjalim kombëtar, Mattarella ka thënë se ai ka refuzuar të emërojë 81 vjeçarin Savona me arsyetimin se ky person do të kishte ndikim negativ në tregun financiar dhe ekonominë italiane.

Ministri i Ekonomisë “gjithmonë krijon mesazh besimi ose alarmi” për tregjet financiare”, ka thënë Mattarella.

Ai ka shtuar se ka kërkuar ndonjë person që “nuk do të provokonte në mënyrë të pashmangshme daljen e Italisë nga euro”.

Savona e ka cilësuar euron si “kafaz gjerman” duke thënë se Italisë i duhet një plan për të larguar këtë valutë “nëse është e nevojshme”. REL

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI