Flash

Berisha publikon SMS-në: Si iu bë presion gjykatës për çështjen “Tahiri”

Lapsi.al 27 May 2018
Berisha publikon SMS-në: Si iu bë presion gjykatës për

“Kryegjykatësi, kryeprokurori, kryekushtetues Rama vendos për masën e sigurisë se Saimir Trafikut!” Janë fjalët e ish-kryeministrit Sali Berisha në një koment në rrjetet sociale një ditë para vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për masën e sigurisë për ish-ministrin e Brendshëm. Tahirti ka kërkuar në Apel një masë më të lehtë se “arresti i shtëpisë”, ndërsa prokuroria kërkon që ai të mbahet në “arrest me burg”.

Berisha thotë se për këtë çështje, kryeministri Rama ka ndërhyrë te gjykata për të lënë Tahirin në “arrest shtëpie” kur dosja u shqyrtua në shkallën e parë. Ish-kryeministri publikon edhe një SMS nga një Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ).

“OPGJ dixhital denoncon kërcënimin nga kryegjykatës dhe kryeprokuror Rama me hekura të gjyqtares që vendosi për Tahirin!”- shkruan Berisha që fton ndjekësit të lexojnë mesazhin atij që e quan “OPGJ dixhital”.

“Mirembrema doktor. Jam një OPGJ, po të çoj një informacion. Ditën e gjygjit te masës së sigurimit te Gjykata e Krimeve te Renda,me urdher direkt kryeministrit Edi Rama, Prokurorja e Krimeve te Renda znj.Donika Prela i ka bete presion Gjyqtates se seances per ta lene Samir Tahirin ne arrest shtepie. Duke i thene po nuk e bere do te ve hekurat ty. Kete informacion e keni shume te sigurte!”

Më herët edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu tha se gjykatës po i bëhen presione dhe kërcënime, por edhe tentativa për ta blerë për këtë çështje.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”- ka thënë Donald Lu.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI