Flash

Emrat/ Kush janë dy të ndaluarit për grabitjen e prokurorisë së Durrësit

Lapsi.al 25 May 2018
Emrat/ Kush janë dy të ndaluarit për grabitjen e prokurorisë

Pas vjedhjes në Prokurorinë e Durrësit dy persona janë arrestuar të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë. Një ditë më parë u konstatua vjedhje në institucionin e akuzës ku ishin marrë dosje dhe kompjuteri i nje prokurori si dhe ishte ndërhyrë në serverat për të zhdukur pamjet filmike.

Te ndaluarit janë Artur Isa dhe Besnik Bushi të cilet janë të dyshuar për grabitjen në Prokurinë e Durrësit. Eshtë caktuar masa e ndalimit edhe për rojen e objektit Nias Lena, i cili ka qenë në sherbim gjatë kohës që grabitësiat kanë munudr të hyjnë në zyrat e instituicionit dhe të kryejne vjedhjen e dokumentave.

Ndalimi i dy përsonave është bërë pas hetimit të nisur nga prokuroria për këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë burime nga prokuroria bëjnë të ditur se autorët e dyshuar janë duke u marrë në pyetje.

Grabitësit kanë hyrë me forcë gjatë natës se kaluar në Prokurorinë e Durrësit në zyrën e prokurorit Afrim Shehu, që po hetonte dosjet e korrupsionit të zyrtarëve për tjetërsimin e pronave në Ishëm. Paraprakisht është vërejtur se janë synuar në mënyrë specifike, dosjet e disa zyrtarëve që po hetohen për shpërdorim detyre.

Njoftimi i plote i Policisë

Më datë 24.05.2018 nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të Prokurorisë për shtetasit

Nias Lena 56 vjeç, banues në Durrës, roje private, i caktuar me shërbim në orarin kur janë vjedhur zyrat e Prokurorisë; •

Artur Isa 49 vjeç, banues në Sukth i Ri Durrës, me precedentë penalë të mëparshëm. •

Besnik Bushi 54 vjeç, banues në Durrrës, me precedentë penalë të mëparshëm.

Dy shtetasit e mësipërm A.Isa dhe B.Bushi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes së zyrave të Prokurorisë Durrës. Ata dyshohet se kanë hyrë në zyrat e prokurorisë dhe kanë vjedhur, dëmtuar dokumentet dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale: •"Shpërdorimi i detyrës" në ngarkim të shtetasit Nias Lena parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. • " Ndërhyrja në sistemet kompjuterike" dhe "Zhdukja ose humbja e fashikullit" në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve A.Isa dhe B.Bushi parashikuar në nenet 293/c/2 dhe 313/a , 25 të Kodit Penal.

Të këshilluara

Rama, mes Babales dhe Esad Pashës

  Partia Socialiste po bën ç’është e mundur që protestën e opozitës më 26 maj ta banalizojë si një “protestë të Babales” , por njëkohësisht “Babales” po...

08:06

'Burgjet shqiptare me kushte skandaloze'

Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës ka publikuar raportin për gjendjen e burgjeve shqiptare. Në shumicën e objekteve të paraburgimit në ...

22:58

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI