Flash

VIDEO/ Notis Sfakianakis ndërpret 5 minuta koncertin: E vërteta për shqiptarët...

Lapsi.al 24 May 2018
VIDEO/ Notis Sfakianakis ndërpret 5 minuta koncertin: E vërteta

Në një sallë të mbushur plotë në Pallatin e Kongreseve, pavarësisht çmimit të kripur të biletave, këngëtari grek me famë Notis Sfakianakis mbajti koncertin e tij recital mbrëmjen e së enjtes.

Ky koncert u parapri nga një debat i fortë, sidomos në rrjetet sociale për qëndrimet e këngëtarit ndër vite si mbështetës i partisë së ekstremit të djathtë në Greqi, “Agimi i artë”. Këngëtarit i janë faturuar edhe disa deklarata kundër shqiptarëve që sipas asaj që shkruhet online ai ka thënë se janë “racë inferiore”.

Ky debat duket se nuk e ka lënë indiferent as vetë këngëtarin 58-vjeçar që mbrëmjen e së enjtes e ka ndërprerë koncertin për gati 5 minuta për të mbajtur një fjalim para të pranishmëve në sallë. Sfakianakis është shprehur se nuk ka folur kurrë kundër shqiptarëve dhe për më tepër t’i ketë ofenduar ata, citon lapsi.al.

“Nuk i kam fyer kurrë shqiptarët. Kanë shtrembëruar fjalët e mia. Ju jeni një komb i lashtë dhe me histori. Veçoj një nga vlerat e kombit tuaj, “besën” – citohet të ketë thënë ndër të tjera Sfakiankis. ©LAPSI.al

https://www.dailymotion.com/video/x6k9g69

https://www.dailymotion.com/video/x6k9h0h

 

Të këshilluara

'Burgjet shqiptare me kushte skandaloze'

Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës ka publikuar raportin për gjendjen e burgjeve shqiptare. Në shumicën e objekteve të paraburgimit në ...

22:58

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI