Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Detaje te reja/ Si u grabit serveri i provave në prokurorinë e Durrësit

Lapsi.al 24 May 2018
Detaje te reja/ Si u grabit serveri i provave në prokurorinë e

Mësohen detaje të reja nga grabitja e bujshme e materialeve në prokurorinë e Durrësit gjatë natës së të mërkurës. Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Opinion” se dyshohet se autorët që kanë kryer grabitjen janë të paktën 2.

Ata kanë hyrë nga një shkallë e jashtme nëpërmjet dritares së banjës janë futur në katin e dytë të selisë së Prokurorisë. Më pas janë ngjitur në katin e katërt të prokurorisë. Aty kanë thyer derën e zyrës së prokurorit Afrim Shehu.

Aty janë marrë disa dosje të punës së tij. Sipas Lalës, prokurori në fjalë ishte duke hetuar të paktën 3 çështje të mëdha. Ai kishte prej 3 vitesh në dorë çështjen e tjetërsimit të pronave në Ishëm. Ka pasur një goditje para disa muajsh.

Prokurori Afrim Shehu po hetonte edhe një çështje korrupsioni në hipoteka si një një tender disa miliona euro në portin e Durrësit për çështje korrupsioni. Pas zyrës së prokurorit Shehu është thyer zyra e një oficeri të policisë gjyqësore që bashkëpunin me prokurorin Afrim Shehu.

Më pas autorët kanë hyrë në zyrën e serverëve ku kanë marrë hard diskun e kamerave të sigurisë, por edhe memorien e prokurorisë së Durrësit ku arkivoheshin të dhëna nga dosjet që po hetohen si dokumente, përgjime, audio, video, etj.

Gazetarja Lala tha se ekziston një kasafortë në prokurorinë e Durrësit dhe ajo ndodhet në sekretarinë e Prokurorisë në katin e pestë. Ka edhe prokurorë që punojë deri vonë dhe nuk i dorëzojnë dosjet e punës në sekretari. Edhe dera e serverëve nuk ka qenë e blinduar.

Ndërsa gazetari Robert Rakipllari tha se prokurori, zyra e të cilit është grabitur ka në dorë edhe një çështje shumë sensitive për pastrim parash. Çështjen grabitjes po e heton prokurori Drini Pali, me mjaft eksperiencë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI