Flash

Shkarkimi i Fatos Lulos nga Kushtetuesja, përcaktohet trupi gjykues që do shqyrtojë ankimimin

Lapsi.al 24 May 2018
Shkarkimi i Fatos Lulos nga Kushtetuesja, përcaktohet trupi gjykues që

Trupa gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, është përcaktuar.

Shorti ka përzgjedhur si kryesues të trupës gjykuese prej 5 anëtarësh Luan Dacin, relator : Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo.

Fatos Lulo kërkon prishjen e vendimit të datës 23 mars të këtij viti, për të cilën mbrojtësit ligjorë të Lulos pretendojnë se është i padrejtë dhe i pa mbështetur në prova.

Lulo u shkarkua nga detyra pasi nuk justifikoi dot pasurinë e tij.

Në vendimin e zbardhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thuhet se gjyqtari nuk ka arritur të vërtetojë ligjshmërin e një pasurie prej 48 milionë lekë.

"Nga analiza e bërë për të ardhurat e ligjshme rezulton se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo ka arritur të dokumentojë pasurinë në vlerën 30 milionë lekë, ndërkohë që pasuria e deklaruar nga ana e tij dhe kap vlerën e mbi 78 milionë lekëve. Pra diferenca prej 48 milonë lekë është e pajustifikueshme. Në këto kushte subjekti i rivlerësimit, referuar pikës 1 të nenti 61 të ligjit nr 84/ 2016 ka deklaruar sa dyfishi i pasurisë së ligjshme, përfshirë dhe personat e lidhur me të", thuhet në vendim.

Nxjerrja nga sistemi e Fatos Lulos e la Gjykatën Kushtetuese me 5 anëtarë, duke e futur këtë institucion zyrtarisht në ngërç vendimmarrje.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI