Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Njoftimi ironizues për Ministër të Brendshëm, Rama si Erdogani, urdhëron urgjentisht AKEP-in të mbyllë portalin satirik (FOTO)

Lapsi.al 24 May 2018
Njoftimi ironizues për Ministër të Brendshëm, Rama si

Kryeministri Edi Rama nuk është në teleshe vetëm me përgjimet e rastit ‘Xhafaj’, presionin e opozitës, protestën e saj dhe faktin që sërish edhe ministri tjetër i Brendshëm, i ka dalë me ‘cen’. Por ai së fundi ka filluar të shqetësohet tej mase edhe për humorin që bëjnë njerëzit në internet. Shembulli më i fundit është ajo që ndodhi sot me një njoftim, i cili u përhap rrufeshëm në rrjetet sociale dhe portale, pas publikimit fillestar në faqen www.kryeministri.com  dhe portalin e njoftimeve Njoftime.com

Lapsi.al mëson se Kryeministria, me porosi të Edi Ramës është mobilizuar për të bllokuar aksesin e kësaj faqe. Këtë e ka bërë përmes AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare). Nëse tenton të hysh në këtë faqe, ajo del e bllokuar prej AKEP. Akses kanë vetëm ata që futen nga jashtë shtetit. Por edhe nga Shqipëria ka një mënyrë tjetër për t’i shpëtuar censurës së qeverisë. Nëse klikoni në këtë link  https://nl.hideproxy.me/   dhe më pas vendosni domanin ‘kryeministri.com’ ju mund të hyni në fqen e cila i ka prishur humorin Edi Ramës. Lapsi.al disponon gjithashtu edhe komunikimin me email te AKEP, ku kërkohet mbyllja e faqes www.Kryeministri.com e cila ironizoi sot përmes njoftimit për vend të lirë pune në pozicionin ‘Ministër i Brendshëm’. Lapsi.al sjell më poshtë edhe njëherë njoftimin e plotë, natyrisht të bërë me humor, si dhe kërkesën drejt AKEP për të mbyllur urgjentisht faqen e cila e publikoi për herë të parë këtë njoftim. Me sa duket Rama tani mobilizon edhe institucionet qeveritare  që të ndalojnë humorin në internet, shenja këto që e ngjasojnë gjithnjë e më shumë me ‘vëllain’ e tij Erdogan.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI