Flash

Rama akuza opozitës: Po shkatërron procesin e integrimit, akt i pashembullt pabesie dhe tradhtie

Lapsi.al 24 May 2018
Rama akuza opozitës: Po shkatërron procesin e integrimit, akt i

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, deklaroi në lidhje me rezolutën e anëtarësimit në Bashkimin Europian se “kur jemi në metrat e fundit të një rruge shumë të gjatë dhe opozita duhet të votojë një rezolutë jo të njëanshme, por shprehje të vullnetit të popullit shqiptar, ajo refuzon ta votojë atë”.

Një parti braktis sallën kur bëhet fjalë për një rezolutë me interes kombëtar. Duke u votuar vetëm nga ne kjo rezolutë, kthehet problem në përpjekjen tonë për të bindur vendet anëtare sepse është rezolutë e njëanshme dhe cilido që është kundër çeljes së negociatave, këtë rezolutë mund ta ketë një arsye më shumë për të thënë se Parlamenti shqiptar nuk është unanim për çeljen e negociatave. Natyrisht që në Berlin dhe Paris, këta individë nuk lënë argument pa shfrytëzuar. Nuk mund të fajësojmë ata që nuk kanë kohë e mundësi që të thellohen e të mësojnë se si qëndron e vërteta. E vërteta është se absolutisht të gjithë ata që merren me Shqipërinë, edhe ata që janë në pozicion kundërshtues, e kanë të vështirë të kuptojnë se si ka mundësi që Shqipëria është i vetmi rast në gjithë historinë e procesit të integrimit që nuk ka konsensus dhe unitet në komunikimin me të huajt, por ka një opozitë që nuk lë gur pa lëvizur për ta shkatërruar procesin. Në Maqedoni e dimë sa e vështirë është bashkëjetesa shumicë-opozitë, por kurrë nuk ndodh kjo që ndodh këtu te ne; Në Bullgari jeta politike është shumë konfliktuale, por qysh kur nisi përgatitja për presidencën bullgare, shumica dhe opozita u ulën në tryezë dhe u bënë bashkë sepse brenda kufijve ka mendje të ndryshme, si në çdo familje, por jashtë kufijve populli dhe flamuri janë një”, - u shpreh Rama.

po ashtu Rama u tregua i ashpër duke u shprehur se opozita po bën një akt të pashumbullt pabesie dhe tradhëtie ndaj vendit duke shkatërruar rrugën e shqiptarëve për në BE.

"Akt i pashembullt pabesie dhe tradhtie ndaj këtij vendi. Një forcë e tërë e organizuar dhe e votuar që sillet si të ishte jo PDSH që lindi me thirrjen e duam Shqipërinë si gjithë europa, po si të ishte forcë që për program ka testamentin e Esat Pashës, kjo është e pabesueshme. Dhe pyetje është shumë e thjeshtë: Të jetë vallë arsyeja e pushtetit? Ambicia e verbër për t'u rikthyer në pushtet? Nuk mjafton. Është shumë e vështirë që të thuash që po kjo është dhe s'ka tjetër. Por nuk është ky thelbi, nuk mund të jetë ky motivi që pa u mbushur ende një vit nga zgjedhjet, një forcë e tërë politike alternative të transformohet dhe punon për shkatërrimin e një segmenti rruge që është rruga e shqiptarëve, jo rruga e PS-së, jo e një pjese, është rruga e shqiptarëve: Negociatat!: - shtoi kryeministri.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI