Flash

Rama: Audiopërgjimi film, protesta tallje, sikur shkojnë në kinema!

Lapsi.al 24 May 2018
Rama: Audiopërgjimi film, protesta tallje, sikur shkojnë në

Edi Rama i foli nga parlamenti të gjithë atyre që ditën e shtunë do të dalin para kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë ku bën pjesë Fatmir Xhafaj. Rama shtoi dyshimet tek të gjjithë ata që do të dalin në protestë të shtunën, duke u shfaqur i sigurtë se audiopërgjimi nuk është autentik dhe se pas protestës, të gjithëve do t'i duket vetja të përdorur nga PD.

"Historia e audio-përgjimit ka një fund të qartë, se nuk është opinion, është fakt. Bëhet fjalë për një provë konkrete që o është autentike, o është e fabrikuar dhe këtë nuk ka nevojë ta thotë askush në Shqipëri fare.

është qesharake që ajo ç'ka unë thashë dhe e përsëris, se unë e di rezultatin se kërkova ta mësoj që atë ditë, se këta që pretendojnë se e thotë këtë që prokuroria e kapur të thotë këtë, se prokuroria nuk do thotë asgjë, thjesht do e cojë në një laborator shkencor të kujtdo vendi partner.

Nuk është çështja; është me barrë, nuk është me barrë apo ka jastek?

Kjo është çështje laboratori shkencor: Eshtë s'është! Unë që ju kam thënë publikisht që kjo është një histori banale dhe audiopërgjimi është pa lidhje fare me personin e akuzuar, po ju them që historia pas audiopërgjimit është akoma më e hatashme. Ça shikoni janë vetëm aktorë, luajnë rolin. Kam shumë shpresë që të dalin më vonë regjizorët, skenaristët, producentët se këto deri tani janë aktorët.

Ai ditëziu i rrugëve të Vlorës është si figurant i filmave të neorealizmit italian, por cështja është shumë herë më e rëndë sesa duket.

Analiza shkencore, jo në kompani private, jo në zyra avokatie, por në laborator shkencor të kujtdo vendi partner me Shqipërinë.

Për ta mbyllur, dua t'ju bëj një pyetje të thjeshtë të gjithë atyre që janë të turbulluar nga fakti që vëllai i Ministrit të Brendshëm qenka trafikant droge.

Ça do mendoni për veten, kur kjo që unë them, të dali kshu si them unë dhe të mësoni që bëhet fjalë për një tallje të madhe me ju, që synon destabilizmin e vendit, jo scoop mediatik, por destabilizim.

Si do ju duket vetja pasi të dilni në protestë, kur të mësoni se dolët në protestë njësoj si në kinema për të parë një film dhe për të mbushur sallën e kinemasë.

Zgjedhja është e lirë, secili bën atë që do. Fatmirësisht koha kur shkoje në protestë dhe nuk ktheheshe në shpi po në morgun e Tiranës ka vdekur.

Koha kur dilje në protestë dhe ktheheshë si ilegal në shtëpi me brinjë të thyer se të kishin shkatërruar, ka vdekur.

Në protestë mund të dali kushdo.

Por pyetja nuk është protesta por tallja e madhe, mendojeni këtë që po ju them që mos ju duket vetja të keqpërdorur me paralajmërim. Videopërgjimi është tallje. I fabrikuar si video-përgjim i dikujt që nuk është fare aty dhe kjo e gjitha bëhet për të shkatërruar çeljen e negociatave. Çdo shqiptar që nuk i do negociatat duhet të shkojë në protestë. Kush i do negociatat, ta dijë që shkon aty për të kundërtën"

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI