Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

VIDEO E PLOTË/ Shikoni se si e vuri me shpatulla pas murit Ramën gazetarja

Lapsi.al 18 May 2018
VIDEO E PLOTË/ Shikoni se si e vuri me shpatulla pas murit Ramën

Kryeministri Rama e ka gjetur veten në një pozitë të vështirë ditën e sotme në konferencën e tij nga Rinasi nga pyetjet e gazetares së Fax News.

Pyetjeve për akuzat ndaj Tahirit dhe Xhafajt si të implikuar në trafikun e drogës dhe insistimit të gazetares për përgjigje Rama i është përgjigjur me kundërakuza për propagandë dhe pastaj është detyruar të lërë konferencën për shtyp, duke u bishtnuar këtyre pyetjeve që e vunë me shpatulla pas murit.

Debati:

Gazetarja e FAX News: Si ndiheni kur dy personat që u keni besuar ministrinë e Brendshme, i pari ëhstë në arrest shtëpie për trafik droge dhe i dyti akuzohet se ka mbrojtur të vëllain, nuk ka në PS përfaqësues të cilët nuk kanë kushërinjtë ose vëllezër që merrem me trafik droge që mund ta drejtonin këtë ministri?  i keni besuar dy ministrat e qeverisë tuaj kanë dalë me akuza si të lidhur më trafik drogë.

Rama: Së pari janë dy gjëra krejt të ndryshme, dhe së dyti pyesni pronarin tuaj se edhe ai ka një vëlla, ai do të ishte ai i gatshëm që të jepte llogari për vëllain e tij

Gazetarja: po ju pyes juve sepse ju jeni kryeministër

Rama: Më fal nuk jemi duke bërë debat, ju bëtë pyetjen dhe unë po jap përgjigjen dhe përgjigja ime është kjo; pyesni pronarin tuaj dhe thuajini që a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllain, se janë në të njëjtën fushë të dy.

Gazetarja: Pronari im  nuk a lidhje me rendin dhe me qeverisjen e vendit kështu që, Nuk e gjej me vend krahasimin tuaj. Unë ju pyeta pse duhet të jetë kaq e diskutueshme një ministri, pse kemi ministra që implikohen gjithmonë në këtë çështje, për shkak se është një nga ministrit më të rëndësishme të vendit, pasi nuk e gjej me vend krahasimin tuaj për pronarët e TV të cilët nuk lidhen me qeverisjen e vendit.

Rama: Kurse unë e gjej krejt pa etikë që ju vini këtu gazetare për të bërë pyetje dhe e merrni mikrofonin për propagandë. Kjo është pa etikë.

Gazetarja: Nuk është propagandë, është pyetje referuar zhvillimeve, se kemi një ish0ministyër që është në arrest shtëpie për trafik droge dhe një ministër të brendshëm i cili akuzohet s ei ka krijuar imunitet të vëllait. Pyetja ime është pse duhet të jenë persona të tillë të implikuar dhe të akuzuar. Nuk është propagandë.

Rama: Unë u tregova shumë respektues.

Gazetarja: edhe unë jam respektuese por nuk mund të pranoj se po bëj propagandë, pasi nuk është propagandë, është thjeshtë një pyetje.

Rama: Hajde këtu bëj konferencën e shtypit të thuash fjalën e fundit. Mirupafshim.... Largohet

https://youtu.be/acD683gCW2Q

 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI