Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Audiopërgjimi 'Xhafaj', Rama: Manipulim i shëmtuar nga SHQUP, iu drejtuava një agjencie të specializuar

Lapsi.al 18 May 2018
Audiopërgjimi 'Xhafaj', Rama: Manipulim i shëmtuar nga

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe njëherë publikisht audiopërgjimin e publikuar nga PD, që implikon vëllain e Xhafajt, Agron Xhafajn në trafikun e drogës si dhe dëshminë e dëshmitarit X. Sapo erdhi nga samiti i Sofjes, Rama është ndalur për një konferencë me gazetarët ndërsa e ka cilësuar maskaradë audiopërgjimin si dhe videon e publikuar nga PD ku fliste dëshmitari.

Kryeministri Edi Rama këmbëngul se materiali i përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm është i manipuluar dhe pse një ditë më parë, Albert Veliu doli publikisht duke thënë se gjithçka është folur në atë përgjim është e vërtetë. Kryeministri nuk pranoi të tregonte agjencinë e specializuar që përmendi në mbledhjen e grupit për autenticitetin e përgjimit.

“Unë i jam drejtuar një agjencie të specializuar, adresën nuk mund tua jap, dhe ajo çfarë kam bërë ka qenë urgjente për mua. Nuk ka vlerën e një prove, provën duhet ta identifikojë dhe certifikojë cilado që të jetë ajo, Prokuroria, por për sa më takon jam shumë i qartë, bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime që janë të qarta për të gjithë, dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar dhe mundësisht hedhur në erë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë. Besoj që dita e djeshme duhet t’u ketë dhënë të gjithëve mundësinë të shihni përmes audio-video shpk-së të PD se në çfarë derexheje është katandisur PD, se çfarë mungese të plotë respekti ka PD për inteligjencën e shqiptarëve, dhe se pse ka pritur pikërisht këtë kohë për të bërë këtë gjë për diçka që e ka pasur në dorë më parë. Në një kuptim unë e falenderoi PD që e bëri shumë të lehtë demaskimin e kësaj maskarade me atë shfaqje që dha dje në skenën e teatrit të SHQUP-it. Përgjigja ime është e qartë dhe e prerë ajo çfarë i është servirur publikut si material autentik është thjesht dhe vetëm manipulim i shëmtuar, pastaj detajet, si-të dhe pse-të e këtij manipulimi janë çështje të Prokurorisë”, - tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI