Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Zyrtari i lartë gjerman: Po vëzhgojmë me kujdes rastin e vëllezërve Xhafaj dhe Saimir Tahirit

Lapsi.al 17 May 2018
Zyrtari i lartë gjerman: Po vëzhgojmë me kujdes rastin e

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestagun gjerman, Thorsten Frei, deklaroi se po vëzhgohet me vëmendje rasti i akuzave të opozitës ndaj vëllezërve Xhafaj.

Sipas deputetit Frei, njerëzit nuk mund të dënohen për faj të një anëtari të familjes, por çdo individ duhet parë veçmas. Thorsten Frei shtoi se po vëzhgohet sjellja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

"Nuk kam një mendim përfundimtar për këtë. Është e qartë që njerëzit nuk mund të dënohen për faj të një anëtari të familjes, por çdo individ duhet parë më vete. Prandaj edhe sjellja e ministrit të Brendshëm duhet vëzhguar dhe nuk mund të them asgjë. Por ne po e vëzhgojmë me vëmendje edhe rastin e tij." - u shpreh Thorsten Frei për Deutsche Welle.

Kujtojmë se ditët e fundit Partia Demokratike publikoi një audio-përgjim të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt, teksa i mundëson një personi që sot u shfaq para publikut, një rrugë transporti kanabisi drejt Italisë. Agron Xhafaj vetë, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama e kanë cilësuar këtë audio-përgjim si jo autentik dhe kanë hedhur poshtë akuzat e opozitës.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Rrëfimi i plotë/ Skafisti rrëzon alibinë e Ramës dhe Xhafajt për trafikun e drogës 

I pyetur nga Deutsche Welle nëse Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit pas presionit të ardhur nga Gjermania, raportuesi për Shqipërinë në Bundestagun gjerman u shpreh se nuk është në dijeni. 

"Nuk e di. Ky është një vendim që është marrë në Shqipëri, para së gjithash një vendim i tij personal, të paktën kështu e lexoj në shtypin shqiptar. Ne vetëm se e kemi bërë të qartë se do ta shohim me shumë vëmendje, nëse ish-ministri i brendshëm po trajtohet ndryshe nga ç’do të trajtoheshin të tjerët, në raste të ngjashme." - u shpreh Thorsten Frei.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI