Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Basha paralajmëron Ramën e Xhafajn: Larg duart nga Albert Veliu, ndryshe do të përgjigjem ashpër

Lapsi.al 17 May 2018
Basha paralajmëron Ramën e Xhafajn: Larg duart nga Albert Veliu,

Kryetari i Partisë Demokratike , Lulzim Basha, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të mbajnë duart larg Albert Veliut.

Ky i fundit, është dëshmitari X që ishte pjesë në audiopërgjimin me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm.

Basha dha paralajmërimin e fortë për Ramën e Xhafaj se nëse kërcënohet familja e Veliut do të marrin përgjigjen më të fortë nga opozita.

“Ja pse shteti i Ramës dhe Xhafajt është vërsulur për të kapur dëshmitarin Albert Veliu, kanë uhstruar terror për 72 orë mbi gruan e fëmijët e tij. Ja pse Fatmir Xhafaj nuk largohet nga posti. Largimi me urgjencë i Agron Xhafajt, terrori ndaj dëshmitarit, dhe aktiviteti për të prishur provat do ishte i pamundur nëse Xhafaj nuk do ishte ministër i Brendshë. Është aty për të garantuar zbatimin e këtij skenari kriminal. Për çdo hap që do ndërmarrë për të vënë në presion Albert Veliun do të marrë përgjigjen më të ashpër nga PD, opozita dhe populli. I paralajmëroj të dy Ramën dhe Xhafajn para gjithë botës: Larg duart nga dëshmitari Albert Veliu” - tha Basha.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI