Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Dëshmia e Albert Veliut: Punoja me vëllain e Fatmir Xhafajt, por kur rashë në burg s’më solli një cigare

Lapsi.al 17 May 2018
Dëshmia e Albert Veliut: Punoja me vëllain e Fatmir Xhafajt, por kur

Një shtetas i quajtur Albert Deliu, i cili sipas PD-së është personi i etiketuar si dëshmitari X në audipërgjimin e publikuar nga PD-ja, ka folur sot në një video dëshmi, e cila është shfaqur në selinë e PD pak minuta më parë.

Bëhet fjalë për një dëshmi, ku 51-vjeçari tregon me detaje të gjithë punën, në det siç thotë, aty ku trafikonte kanabis dhe kokainë. Ai thotë se ka qenë pjesë e grupit të Agron Xhafajt, por kur ra në burg në Peskara, ai e harroi.

“U kapa në Peskara. Kur rashë brenda në burg s’më solli asnjë paketë cigare, as një copë letër, se ishim shokë. Kur erdha në Shqipëri e takova, më ofroi një punë për djalin, në 2016, për djalin që është 22 vjeç. Punoi kamerier 6 muaj por se përballoi dot dhe e hoqën. Para 5 muajsh i kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte në Itali, hashash për ta çuar në Itali. Më prezantoi me Ermalin. Ia kërkova se isha keq ekonomikisht. E vura në provë se sa korrekt ishte. I kërkova këtë nder dhe nuk doja të vazhdoja këtë provë biznesi, doja ta provoja. Kur rashë në burg, s’më erdhi të më sjellë një paketë. Ai është biznesmen, komandon Vlorën. ka biznese, atë punë ka bërë tërë kohës, me hashash” - tha Veliu.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI