Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Adriatik Llalla nesër përballë Ina Ramës

Lapsi.al 15 May 2018
Adriatik Llalla nesër përballë Ina Ramës

Ish-Prokurori i Përgjithshëm do të dalë nesër në orën 10:00, para Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit.

Në seancë do të gjykohet ankimimi i komisionerit publik, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që kishte vendosur në 16 shkurt të këtij viti, ndërprerjen e procesit të vettingut për Adriatik Llallën, pasi ai u tërhoq nga e drejta për t’u rikthyer si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, e duke u larguar kështu nga sistemi i drejtësisë.

Trupa gjyqësore do të kryesohet nga Sokol Çomo, me relator Luan Dacin, dhe tre do të jenë anëtarët e trupës, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama, shkruan AbcNews

Kolegji i Posaçëm i Kualifikimit ka hedhur shortin edhe për dy ankimime të tjera të komisionerit publik, për ndërprerjen e vettingut nga KPK, për ish anëtaren e Gjykatës së Lartë Mirela Fana, e dorëhequr më 31 janar dhe prokurorin e Kavajës Sulejman Tola i dorëhequr më 27 janar.

Të këshilluara

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Për të gjithë ata që e kanë harruar datën dhe orën ne po ju bëjmë një kujtesë të vogël. Pas pak do të keni mundësi të mëso...

17:44

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI