Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Rama flet për çështjen e vëllait të Xhafajt: Rast që ka dalë dhe ridalë, po përdoret për të sulmuar ministrin

Lapsi.al 10 May 2018
Rama flet për çështjen e vëllait të Xhafajt: Rast

Pas fjalës së Lulzim Bashës në Kuvend dhe pas ndërprerjes së seancës, kjo e fundit ka rinisur sërish dhe fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama. Ai tha se çështja e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është i njohur nga shqiptarët por edhe ndërkombëtarët dhe se përdoret sa herë për të sulmuar socialistët.

“Garuan secili në ekranin e mrrokllës së vet dixhitale se kush shan, shfryn dhe lëshon më baltë nga goja. Për fat të keq u larguan pa pritur të dëgjojnë atë që u takon, qoftë për rastin në fjalë qoftë edhe për atë çka fshihet por fshihet zbuluar në këtë orvatje të re histerie. Dje ministri i Brendshëm foli dhe në fakt nuk tha asgjë të re. Përsëriti çfarë ka thënë disa herë në harkun e më shumë se 15 vjetëve. Ndërkohë që pasqyrat mediatike e përcollën rizbulimin si një zbulim fatkeqësisht pa u thënë shikuesve dhe lexuesve të tyre se më parë jo një herë por disa herë në vetë ato pasqyra kjo çështje ka dalë dhe ridalë. Dhe ka dalë e ridalë kur është dashur të sulmohet drejtpërdrejt Fatmir Xhafaj apo qeveria ose grupi parlamentar i PS-së në momente ngacmuese për këta që sot një avaz të vjetër përpiqen tua shesin shqiptarëve si një zbulim të ri. Rasti më i fundit dhe më i freskëti kur kjo çështje është shfaqur në mediat pranë SHQUP-it ka qenë në kulmin e përpjekjes për të reformuar drejtësinë. Fakti është i njohur botërisht por jo vetëm për të gjithë ata shqiptarë që e kanë pasur mendjen në atë moment kur sapo është shfaqur sepse nuk janë të detyruar ta kenë vëmendjen tek gjithë kjo tollovi e madhe por është e njohur për partnerët ndërkombëtarë”, - deklaroi Rama

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI