Flash

Dosja e vëllait të Xhafajt/ Basha: Sot dalin faktet tronditëse për përgjegjësinë e ministrit

Lapsi.al 10 May 2018
Dosja e vëllait të Xhafajt/ Basha: Sot dalin faktet tronditëse

Një ditë pas publikimit të dosjes për vëllanë e ministrit të Brendshëm, për dënimin e tij në Itali, kreu i PD-së, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit, ka lëshuar akuza të fortë në adresë të Xhafajt, duke paralajmëruar se sot do të dalin fakte të tjera tronditëse për përgjegjësinë e Ministrit të Brendshëm.

“Është një nga moment kataklizmike të demokracisë 27 vjecare të vendit, në këtë sallë para disa muajsh Fatmir Xhafaj, MB mohoi dënimin e vëllait për trafik droge, ai tha se kjo është cështje e sajuar nga opozita, nuk ka fakte e prova. Dje PD publikoi informacionin e sapombërritur, vendimin e dënimit të Agron Xhafajt dhe dosjen e plotë.

Në mbrëmje Xhafaj mblodhi kurajon për të mërmëritur para kamerave se vëllai ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar, faktet provojnë të kundërtën, vëllai i Xhafajt është drejtuesi i një organizate kriminale që vepronte mes Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA për importimin e drogës nga Shqipëria, është furnizuesi me heroinë, kokainë dhe marijuanë.

Kjo dosje e bën të qartë se Agron Xhafaj është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal për trafik ndërkombëtar. Vendimi tregon se Xhafaj është dënuar për drejtimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, tërheqjen direkte të drogës të transportuar nga Shqipëria, për mbajtje, dhënie, marrje dhe shitje të lëndës narkotike. Pjesëtar dhe një nga krerët e bandës ndërkombëtare.

Ky është vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar, por që jeton i lirë në Shqipëri. Dje Xhafaj tha se nuk ka asnjë përgjegjësi, e vërteta tronditëse është se Xhafaj ka përgjegjësi ligjore, politike dhe penale. Sipas ligjit detyrë e MB është identifikimi i personave të dënuar me vendim të formës së prerë, dhe të merrnin masat që ai të arrestohej dhe ekstradohej për të vuajtur dënimin.

Dje Xhafaj deklaroi se në raport me cështjen e dënimit të vëllait nuk ka pasur asnjë lloj pushteti për të ndikuar në asnjë lloj forme mbi të. Xhafaj provohet se në detyrën si kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi ka ndryshuar përmes falsifikimit Kodin e Procedurës Penale për të mbrojtur Agron Xhafajn. Shqipëria është i vetmi vend në Botë që ka ministër të brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge. Xhafaj ka falsifikuar procesverbalet zyrtare të Parlamentit. Xhafaj është vetë koka, është vetë peshku i madh, ku i vëllai bën trafikun e kokainës dhe ai e mbron përmes falsifikimit"

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI