Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Alarmi nga media britanike: Bandat shqiptare rritën kontrollin në tregun e kokainës

Lapsi.al 10 May 2018
Alarmi nga media britanike: Bandat shqiptare rritën kontrollin në

Mafia shqiptare në muajt e fundit është në qendër të autoriteteve të huaja por edhe mediave të ndryshme ndërkombëtare. Sot në një shkrim të medias britanike “The Times”, shkruhet se mafia shqiptare po ushqen dhunën me anë të kokainës.

“Shqiptarët që kontrollojnë tregtinë me kokainë të pastër kanë rritur praninë e tyre në Britani me rreth 60% në tre vitet e fundit, duke ushqyer një rritje të krimit të dhunshëm”, shkruhet në nisje të shkrimit të “The Times”.

Më tej në shkrim thuhet se dhuna e bandës është përhapur gjithnjë e më shumë nga qytetet në qytetet bregdetare dhe fshatrat rurale në përputhje me një rritje të mprehtë të kokainës të sjellë nga mafia shqiptare nëpërmjet lidhjeve me kartelet e Amerikës Latine.

Po ashtu një tjetër alarm që është ngritur nga kjo media është dhe kontrolli i madh që po marrin bandat shqiptare në Britani dhe se kanë në dorë dhe kontrollojnë të gjithë kokainën.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI