Flash

FOTO/ Cilët janë 4 shqiptarët e arratisur nga makina e burgut në Greqi (emrat)

Lapsi.al 9 May 2018
FOTO/ Cilët janë 4 shqiptarët e arratisur nga makina e burgut

4 të burgosur shqiptarë janë arratisur gjatë transportit të tyre nga Athina në Kretë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 me atë lokale.

Mediat greke kanë publikuar edhe emrat e të arratisurve. Ata janë Xhuliano Halili i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 4 vjeç, së bashku me babain e tij. Krim i porositur prej rivalit grek të viktimës Vasilis Varelas për çështje droge.

Të dënuarit e tjerë të arratisur janë Alfons Doçi, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge.

shqiptari i arratisur

Në makinën burg kanë qenë gjithsej 11 të burgosur. 4 shqiptarët kanë mundur të hapin prangat dhe të zhduken nga sytë e policisë në momentin që trageti ndodhej në portin Hania të Pireut.

Shqiptarët kanë ikur me vrap, por policia ka mundur të kapë 2 prej tyre. Vijon operacioni për kapjen e dy të tjerëve. Të burgosurit po transferoheshin ne burgun e Alikarnaso.

https://youtu.be/xr0nInm-buE

https://youtu.be/ihx0ALXP0pk

Të këshilluara

Aksident në Fier, një i plagosur (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Levan të Fierit, ku një makinë tip Benz është dëmtuar e tëra dhe për pasojë ka mbetur i lënduar rëndë drejtu...

19:48

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI